Flash News

KRYESORE

Kritikat për qëndrimin ndaj Serbisë, Baton Haxhiu: Arben Ahmetaj nuk ka sens politik dhe nuk di të gjykojë gjëra të tilla

Kritikat për qëndrimin ndaj Serbisë, Baton Haxhiu: Arben Ahmetaj

Analisti Baton Haxhiu është përpjekur të justifikojë qëndrimin e Arben Ahmetajt, ministër i Financave të Shqipërisë, kundër rritjes së taksave nga Kosova për importet serbe. Pas takimit në Beograd, Ahmetaj e konsideroi taksën 100% për produktet nga Serbia si të pashëndetshme, ndërkohë që premtoi thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Haxhiu deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se Ahmetaj u kritika me pa të drejtë pasi ministri “nuk ka sens politik dhe nuk di të gjykojë gjëra të tilla.”

“Nëse e gjykon nga gjuha e ministrit të ekonomisë, ai kishte të drejtë, por nga ana emocionale nuk ishte e drejtë. Kryeministri e kompensoi”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Baton Haxhiut, edhe kryeministri Edi Rama mbajti të njëjtin qëndrim kur deklaroi se taksa e Kosovës ndaj Serbisë është racionale vetëm në kushtet kur Beogradi sulmon Prishtinën.

Të fundit