Flash News

KRYESORE

Kritikat për ‘shqiponjat’, De Biazi mbron Xhakën dhe Shaqirin: Nuk është aspak një provokim

Kritikat për ‘shqiponjat’, De Biazi mbron Xhakën dhe

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka folur për festimin me shqiponjën dy-krenare që bëri Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në një prononcim për televizionin ‘Rai’, ish-strateku i kuqezinjëve ka mbrojtur dy lojtarët shqiptarë duke pohuar se një diskutim i tillë është i pakuptimtë.

“Në Shqipëri kam mësuar, që gjesti është shenjë për t’u identifikuar me vendin dhe kombin. Është një shenjë miqësore, aspak provokim. Që në Zvicër flitet për mungesë të lojtarëve me çfarë identifikohet, për mua është e pakuptueshme. Ka nëpër botë dhe veçanërisht në Zvicër shumë lojtarë më rrënjë të ndryshme. Sot kjo është normale. Është turp, që një diskutim i tillë ka vendosur në hije një fitore spektakolare,” tha në fund ish trajneri i Kombëtares.

Të fundit