Flash News

KRYESORE

“Kritikë ndaj Ramës brenda PS”/ Hakmerret Balla: Çdo natë gjatë fushatës flisja me kolegun e PD për vjedhje votash nga LSI

“Kritikë ndaj Ramës brenda PS”/ Hakmerret Balla:

Pas u përfolën në media pak ditë më parë për kritikë të kryeministrit Edi Rama brenda Partisë Socialiste, referuar jo vetëm nga fjala e ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, por edhe nga ish-zëvendësministrja Irena Beqiraj, e cila apeloi publikisht se socialistët duhet të zgjohen, hakmerret kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla foli për bisedat që sipas tij kryente çdo natë me ish deputetin Edmond Spaho gjatë fushatës së 2017-ës, ndërsa diskutonin se LSI blinte vota në Elbasan.

“Çdo natë të fushatës së zgjedhjeve të 2017-ës kisha një bisedë me kolegun tim demokrat, Edmond Spaho, i cili më tregonte histori pa fund të LSI që vidhnin vota në Elbasan. Nuk kam se si mos ta them, e si ka mundësi që zgjedhjet e 2017 paskan qenë vjedhur dhe opozita u kujtua që ta denocojë dy vite më pas, duke mos bërë asnjë ankimim të një shkelje të vetme”, u shpreh Balla.

Kujtojmë se dy ditë më parë 8 parti opozitare zyrtarizuar koalicionin, duke firmosur një marrëveshje me 10 pika me Partinë Demokratike.

 Balla përdor Patozin për diversion te demokratët: Lojë e Berishës, dështoi me Lulin tani fut Astritin

Të fundit