Flash News

KRYESORE

Kritikohet nga qytetarët qëndrimi i ambasadës së SHBA-së: Harruat përgjimet e ‘Zërit të Amerikës’ për blerjen e votave

Ambasada Amerikane doli sot pasdite me një njoftim, ku shprehej kundër vendimit të opozitës së bashkuar për të braktisur parlamentin, si të vetmin akt politik të mbetur për të ndryshuar situatën në vend. Megjithatë, qëndrimi i ambasadës është pritur mirë nga qytetarët, që kanë vërshuar me komente kundër selisë që gjendet në rrugën e Elbasanit.

Komentuesit shkruajnë se ishte pikërisht ‘Zëri i Amerikës’ që denoncoi skandalet e vjedhjes dhe blerjes së votave ne qytetet kryesore; te tjere theksojne se duhet të jenë më realist me gjendjen në vend dhe të sillën si zëdhënës të qeverisë.

Që prej largimit të ambasadorit Donald Lu, pesë muaj më parë përfaqësia më e rendësishme në vend drejtohet nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones.

Një muaj më parë, senati amerikan ktheu per rishqyrtim kandidaturën e propozuar për ambasadore, Ann Kathleen Kavalec, pasi emri i saj  ishte përmendur në një artikull të gazetës Washington Examiner që kishte të bënte me lidhje të mundshme të një zyrtari të Departamentit të Shtetit me një oligark rus.

Të fundit