Flash News

KRYESORE

Kritikohet opozita parlamentare: “PS-ja iu përdori e tani po iu hedh në koshin e plehrave”

Gazeta Koha Jonë e botuesit Nikoll Lesi shkruan se Edi Rama, pasi i shfrytëzoi politikisht deputetët e opozitës parlamentare, tani po i flak, pas kushtit të Gjermanisë që Reforma Zgjedhore të bëhet me opozitën reale.

“Ndërkohë deputetët e opozitës parlamentare e kanë kuptuar se janë “njëpërdorimsh” dhe bëjnë sikur po zemërohen. Ata janë larguar nga tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore”, shkruan gazeta.

Deputeti Ralf Gjoni braktisi në mënyrë demonstrative tryezën e OSBE, duke u shprehur se “uk mund të bëhemi fasadë e një tryezë me tre bashkëkryetarë dhe për t’u bërë sajesë e një fejese PD-PS. Ne kemi dalë në shenjë proteste të asaj maskarade që pamë”.

Shkruan “Koha Jonë”:

Pasi i përdori deputetët e “pazarit të Milotit”, Edi Rama duket se po i hedh në koshin e plehrave. Gjermania vendosi 9 kushte ndaj kryeministrit Rama. Pasi të plotësojë kushtet do të shikohet nëse do hapen apo jo negociatat. Dhe një ndër kushtet kryesore nga Gjermania është se duhet me opozitën reale, PD dhe LSI, që të bëjë Reformën Zgjedhor e jo me këta deputetët liliputë.

Ndërkohë deputetët e opozitës parlamentare e kanë kuptuar se janë “njëpërdorimsh” dhe bëjnë sikur po zemërohen. Ata janë larguar nga tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore. Ralf Gjoni, deputet i Grupit të Pavarur Parlamentar, ka theksuar se deputetët e Kuvendit nuk do të bëhen fasadë dhe nuk do të përdoren për një ‘fejesë’ PS-PD.

“Nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë me tre bashkëkryetarë dhe për t’u bërë sajesë e një fejese PD-PS. Ne kemi dalë në shenjë proteste të asaj maskarade që pamë”, u shpreh Gjoni.

Kështu shkruhet fati i atyre që përdoren dhe që kur mësohen duke tradhtuar parimet dhe opozitën e vertetë, kështu u vjen tradhtia dhe nga Edi Rama.

Të fundit