Flash News

KRYESORE

Kritikoi Metën, Blushi replikë me Baton Haxhiun: Më e ndershme të marrësh rrogën si këshilltar i Ramës

Kritikoi Metën, Blushi replikë me Baton Haxhiun: Më e ndershme

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka replikuar në distancë Baton Haxhiut, i cili në emisionin ‘Opinion’ sulmoi kreun e shtetit, kur tha se Meta “nuk e meriton funksionin që ka”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi i sqaron se Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022, pra deri në fund të mandatit.

“Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t' i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën”, shkruna zëdhënësi i presidentit.

Të fundit