Flash News

KRYESORE

Kritikoi protestat në Shqipëri, Saimir Pirgu i vetmi që u lavdërua nga Edi Rama në Samitin e Diasporës

Kritikoi protestat në Shqipëri, Saimir Pirgu i vetmi që u

Tenori i njohur me famë botërore, Saimir Pirgu mbajti një qëndrim kritik sa i takon protestave që po mbahen së fundmi në Shqipëri.

Gjatë një interviste në Top Channel, Pirgu deklaroi se “do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rikuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”, kur u pyet për gjendjen aktuale në vend, deklaratë që e gjen ndoshta një lloj zanafille edhe nga raportet e afërta mes tij dhe kryeministrit.

Një ditë më parë, ishte vetë kryeministri ai i cili i dorëzoi personalisht vetëm tenorit Pirgu medaljen e shqiponjës në fund të fjalimit në Samitin e Diasporës.

Madje, para dorëzimit të medaljes, Rama foli me superlativa për tenorin e famshëm në skenat ndërkombëtare, duke e cilësuar edhe si një person që e admiron së tepërmi.

“Më vjen shumë mire që më qëlloi që këtë shqiponjë t’ja jap dikujt që e dua dhe e admiroj shumë sepse është një person që na bën të gjithëve të ndihemi jo vetëm krenar, por edhe të gëzuar kur e shikojmë. Është një nga ata që kanë provuar se kur njeriu e sheh një ëndërr me sy hapur, është në gjendje ta realizojë dhe mjafton të jetë i gatshëm të paguaj çmimin e sakrificave dhe mundimeve që kërkon realizimi i ëndrrës. Është një nga ato raste se kur ke thënë Saimir Pirgu i ke thënë të gjitha”, u shpreh Rama, i cili pasi i dha medaljen nuk kurseu edhe disa batuta me tenorin e famshëm.

Deklarata e Ramës për Pirgun pas minutës '54"

Ndërkohë, deklarata e Pirgut se protestat në Tiranë i shkaktojnë kosto sa 200 mijë shfaqje është pritur me kritika edhe nga artistët shqiptarë. Lexo lajmin: “Më duhen 200 mijë shfaqje të rikuperoj një gomë të djegur”, aktori i përgjigjet Saimir Pirgut: Mos u merakos për imazhin e Shqipërisë

Të fundit