Flash News

KRYESORE

Kritikoi Veliajn dhe mbështeti banorët e ‘Astirit’, aktorit i sulmojnë profilin në ‘Facebook’

Për tri javë me radhë ka qenë në krah të banorëve të ‘Astirit’ të cilët kanë protestuar kundër bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, pasi kërkonin dëmshpërblim të plotë dhe me vlerë tregu të banesave dhe bizneseve që pritet të prishen, në saj të projektit për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.

Aktori Neritan Liçaj njofton se dikush ka ndërhyrë në profilin e tij në ‘Facebook’, përmes të cilit ka kritikuar vazhdimisht qëndrimin e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës, sa i takon jo vetëm debatit për ‘Unazën e Re’, por edhe për çështje të tjera të ‘nxehta’ siç ishte rasti i shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Ndërhynë në faqen time fb! E jo deri këtu se është turp!”, ka shkruar aktori në profilin e tij, ndërsa i cilëson si forma absurde këto mënyra për të sulmuar personat që kritikojnë qeverinë dhe pushtetin vendor, ndërsa u përgjigjet komentuesve.

“Forma absurde që nuk të japin asgjë përveçse të nxjerrin bojën më tepër”, shkruan Liçaj.

Kujtojmë, se pak orë më parë, ai ironizoi kryebashkiakun Veliaj, i cili vizitonte banorët sipas tij të ‘Astirit’ të shpërngulur te banesat sociale.

Të fundit