Flash News

KRYESORE

Kritiku Genc Ruli mbështet Bashën: Situata në vend nuk e lejon të bëjë asnjë manovër tjetër

Kritiku Genc Ruli mbështet Bashën: Situata në vend nuk e lejon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli mbështet vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputeteve. I njohur si kritik i mënyrës sesi Basha e ka drejtuar partinë, Ruli gjithashtu kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor.

“Unë uroj të ketë qartësi dhe plan ku do  shkojë deri në fund dhe të mos e lë planin në mes. Megjithatë, situata sot nuk e lejon të bëj manovra, por t’i përmbahet një qëndrimi të prerë. Vërtetë do ishte pak të themi që kjo ishte një protestë e PD, por këtu është një çështje më e madhe. Sa here të jetë ky sistem, do jetë sërish kjo tipologji. Partia Demokratike duhet ti thotë stop këtij sistemi”, deklaroi Ruli duke akuzuar Ramën:

“Problemi i Ramës është arroganca shpërfillëse. Një media të tërë i thotë kazan. Trupave të drejtësisë u thotë hajdut. Janë segmente të shoqërisë që përfaqësojnë vendin. Kjo llojë arrogance është  atipike për shoqërinë shqiptare”, sqaroi Ruli qe kritikon edhe nderkombetaret per heshtjen per kanabisin dhe per rolin e tyre ne vetting, duke ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes ne vend.

Të fundit