Flash News

KRYESORE

Kritikuan Erdoganin, pezullohen programet televizive në Turqi

Kritikuan Erdoganin, pezullohen programet televizive në Turqi

Mediat turke bëjnë me dije se autoriteti transmetues i Turqisë, RTUK ka pezulluar dy programe televizive kritike ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Në vendimin e RTUK thuhet se transmetuesi kritik i qeverisë ”Halk TV” pezulloi pesë herë një shfaqje, ndërsa një program lajmesh në televizionin Fox TV nuk do të transmetojë për tre ditë. Të dy këta transmetues morën edhe gjoba.

Fatih Portakal, prezantues i Fox TV kritikoi presionin ndaj opozitës, duke argumentuar se njerëzit nuk guxojnë të protestojnë paqësisht as për rritjen e çmimit të gazit.

“Njihni kufijtë tuaj, besoj se gjykata do t’u japë këtyre njerëzve një mësim”, kërcënoi Erdogan.

Të fundit