Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kriza/ Çfarë nuk thonë dot ambasadorët, e tregon Meta: Më besoni mua se jam esëll, ndoshta nuk i lënë
Ndërsa ka përsëritur se 30 qershori ka rënë dhe se ligjërisht zgjedhjet vendore nuk zhvillohen këtë të diel të fundit të qershorit, presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve sa u takon thirrjeve për të shkuar në zgjedhje, edhe pse në kushtet e një krize të acaruar politike në vend.
Presidenti tha me ironi se nuk flet në emër të ambasadave dhe ndërkombëtarëve që fshihen pas tyre, por sqaroi se çelja e negociatave për anëtarësim në BE rrezikohet për shumë kohë nëse nuk do të ketë zgjedhje me standarde gjithëpërfshirëse.
“Të kuptojnë një gjë që s’ua thonë dot ambasadorët, se ndoshta nuk i lënë tua thonë, po ua them unë, u kam thënë edhe ambasadorëve e palëve se jo vetëm pa zgjedhje gjithëpërfshirëse, por edhe me standarde më të mira se zgjedhjet e më pashme nuk ka çelje negociatash. Kjo është e sigurt dhe për këtë më besoni mua se unë jam esëll gjatë gjithë ditës, e jo më tani në mëngjes.
Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në një republikë ai që vendos për datën e zgjedhjeve është presidenti për shkak të një krize shumë të rëndë politike prej muajsh dhe për të gjetur datën gjithëpërfshirëse. Mos prisni nga asnjë ambasador të ju thotë këto që po ju them unë, edhe sikur të bëhen zgjedhje pa opozitën, pa kandidatë e ardhmja e shqiptarëve për negociatat do kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë. Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kushteve të Kopenhagenit. Zgjedhje në 30 qershor nuk do ketë”, tha Meta.