Flash News

KRYESORE

Kriza/ Dule citon shprehjen greke: Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë  

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili është në koalicionin opozitar me në krye Lulzim Basha e ka përmbledhur krizën politike që ka përfshirë vendin prej muajsh duke cituar një shprehje të lashtë nga Athina dhe Roma.

Në një postim në twtter, Dule shkruan: “Pa votim në parti. Me vota te blera në pushtet. Qeveri me oborrtarë. Kuvend monopartiak. Zgjedhje pa kundërshtarë. Opozita në prokurori. Presidenti në shkarkim. Timonier! Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin:”Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë “.

Kujtojmë se debati është fokusuar te zgjedhjet vendore. Presidenti Meta i ka anuluar, duke shfuqizuar dekretin e 2018-ës, ndërsa PS e cilëson antikushtetuese.

Javën që shkoi e hodhi poshtë me një rezolutë në Kuvend, ndërsa sot 55 deputetë kanë firmosur një mocion për shkarkimin e presidentit.

Të fundit