Flash News

KRYESORE

Kriza e Coronës rrit vrullshëm kërkesën për miell në Gjermani, mullinjtë tradicionalë ankohen se nuk përballojnë dot paketimin

Kriza e Coronës rrit vrullshëm kërkesën për miell

Kërkesa për miell është rritur me hapa të shpejtë në Gjermani gjatë krizës së koronavirusit. Nga ana e tyre mullinjtë tradicionalë të ankohen se nuk i përballojnë dot me kapacitetet e tyre të paketimit.

Në raftet e supermarketeve, pakot me miell janë ato që mbarohen më shpejt se produktet e tjera.

Shpeshherë ka vështrirësi edhe në furnizime. Sipas Anne-Kristin Barth, nga Shoqata e Sipërmarrjeve të Mullinjve dhe Grurit, mungesa e miellit në supermarkete nuk ka të bëjë me mungesën e grurit. Problemi është se kërkesa është rritur kaq shumë, katër deri në pesë herë më shumë javët e fundit.

‘Ka për të gjithë, por kapacitetet e paketimit janë të kufizuara’, thotë Barth për epd.

Ka 300 vjet që në qytetin gjerman Hemer mulliri „Sundwiger Mühle” bluan grurin për miell. Por një kërkesë si në javët e fundit, punonjësit nuk e kanë përjetuar asnjëherë, shkruan agjencia epd, shërbimi evangjelist i shtypit.

‘Nuk do e kisha menduar, se situata për biznesin tonë do të ndryshonte në mënyrë kaq të shpejtë’, thotë pronari Johannes Alberts.

Alberts ka përpunuar 14 tonë grurë në tre javët e shkuara, një shifër disa herë me madhe se ajo normale. E megjithatë klientët qëndrojnë në radhë para dyqanit të tij në Hemer, Sauerland. Mullixhiu thotë, se mungesa e miellit vjen për shkak të blerjeve masive. Shumë njerëz blejnë thasë 25 kg me miell për të krijuar rezerva. Shumë klientë vijnë në drejt e në dyqanin e mullirit, sepse nuk gjejnë në supermarket më miell.

Edhe Stephan Kill nga Grupi i Mullixhinjve, Roland Mills United në Recklinghausen thotë, se është muaji i dytë që ata po prodhojnë në kufirin e kapaciteteve. Grurë ka, por nuk mund t’i përgjigjemi kaq shpejt kërkesës, thotë Kill.

Burimi: DW

Të fundit