Flash News

KRYESORE

Kriza e koronavirusit, qeveria shqiptare kërkon ndihmën e NATO-s për 800 respiratorë dhe mbi 1 milion maska

Qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmën e NATO-s për pajisje mjekësore për të përballuar krizën e koronavirusit.

Shqipëria ka kërkuar zyrtarisht më 27 mars ndihmë ndërkombëtare për tu përballur me Covid 19.

Në kërkesën drejtuar NATO-s, sqarohet se Shqipëria ka shpallur gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Po ashtu jepen deatje mbi rastet e konfirmuara me virusi dhe numrin e viktimave.

Qeveria konfirmon se ka dedikuar një zonë për karantinë me 120 shtretër dhe janë në proces të rehabilitimit dhe transformimit në karantinë të një ndërtese tjetër me 100 shtretër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lista e pajisjeve që janë kërkuar:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë Veshje për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë për shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Nga ana tjetër edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë kërkuar ndihmën e NATO-s në përballjen me pandeminë.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar doreza, veshje mbrojtëse dhe maska kirurgjikale.

Mali i Zi kërkoi ndihmën e vendeve të Aleancës më 26 mars, kur qeveria malazeze i bëri kërkesë zyrtare NATO-s për ta ndihmuar në përballjen me covid 19.

Të fundit