Flash News

KRYESORE

Kriza financiare ndjehet dukshëm edhe në sport, Ancelotti dhe lojtarët e Everton ulin 30% pagat

Kriza financiare ndjehet dukshëm edhe në sport, Ancelotti dhe

Pandemia globale e COVID-19 ka ndikuar shumë në ekonominë botërore dhe kriza financiare pothuaj në të gjithë sektorët në gjithë botën ka filluar të ndjehet që tani dhe me shumë gjasa sipas ekspertëve financiarë do të thellohet akoma më shumë në muajt në vazhdim.

Kjo krizë, po ashtu po reflektohet edhe në fushën e sportit, një nga sektorët më me shumë të ardhura.

Carlo Ancelotti dhe shumë lojtarë të Everton-it që ai trajnon kanë pranuar ulje page për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i klubit, i cili në një e-mail dërguar tifozëve, shpjegoi se trajneri italian dhe shumë lojtarë vullnetarisht kanë pranuar nga 30% ulje të  pagës madje në disa raste edhe deri 50% e saj.

Të fundit