Flash News

KRYESORE

Kriza/ Kreu i PD-së paralajmëron vizita të ndërkombëtarëve në gusht dhe shtator

Kriza/ Kreu i PD-së paralajmëron vizita të

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, lajmëroi se në gusht e në shtator priten vizita me rëndësi nga faktori ndërkombëtar.

Ai shtoi se të huajt janë ndërgjegjësuar për situatën në vend, por sa i përket uljes në tryezë për dialog me Edi Ramën, vështirë që kjo të ndodhi, pasi vetëm kryeministri e pengon këtë.

“Vizita do të ketë shumë, jo vetëm në shtator por edhe në gusht, vizita të faktorit ndërkombëtar. Por siç ju thashë, deri më sot pengesa e vetme për ta zgjidhur këtë krizë të thellë politike kushtetuese, institucionale me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë dhe më tej, është refuzimi i Edi Ramës; refuzimi për të pranuar krizën dhe refuzimi për ti dhënë zgjidhje krizës sipas normave dhe parimeve evropiane.”, tha Basha për mediet.

Të fundit