Flash News

KRYESORE

Kriza/ Mathew Palmer sot në Tiranë, zbardhet axhenda e zyrtarit të lartë amerikan  

Kriza/ Mathew Palmer sot në Tiranë, zbardhet axhenda e zyrtarit

Mathew Palmer, zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, për një tur takimesh me krerët e politikës shqiptare, përkatësisht presidentin, kryeministrin dhe liderët e opozitës. Vizita e tij do të zgjasë dy ditë.

Takimin e parë, sot pritet ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama. Diskutimi mes tyre pritet të zhvillohet në dy pika, e para lidhur me krizën politike që ka përfshirë vendin prej javësh, që pasi opozita dogji mandatet dhe vijon protestat masive, dhe se dyti, mbi situatën e Rajonit të Ballkanit.

Në ditën e dytë, Palmer do të takohet me presidentin Ilir Meta, më pas me krerët e partive kryesore opozitare në vend, si kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Po ashtu, një takim informal do të zhvillojë edhe me një grup gazetarësh.

Palmer negociator mes palëve?

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan shihet edhe si një mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë vendin prej javësh, si dhe për të ulur palët në bisedime.

Kujtojmë, se edhe dy vite më parë, pak muaj para zgjedhjeve të 2017-ës, ishte paraardhësi i tij, Hoyt Yee, i cili arriti t’i ulë palët në bisedime me një marrëveshje të parapërgatitur dhe duke u shndërruar në një negociator mes palëve.

Opozita në atë kohë nuk kishte djegur mandatet, por kishte bojkotuar parlamentin dhe ishte vendosur në çadër në shenjë proteste, ndërsa ndryshe nga kriza e dy viteve më parë, opozita sot është zyrtarisht jashtë Kuvendit prej shkurtit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pa Edi Ramën kryeministër.

Edhe këtë herë, vizita dy-ditore e Mathew Palmer pritet të luajë rolin e negociatorit mes palëve, për zgjidhjen e kësaj krize.

Të fundit