Flash News

KRYESORE

Kriza me SHBA, Turqia liron pastorin amerikan të akuzuar për spiunazh

Kriza me SHBA, Turqia liron pastorin amerikan të akuzuar për spiunazh

Pastori amerikan, Andrew Craig Brunson, nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie. Pavarësisht se gjykata turke vendosi ta dënojë Brunson me 3 vite, 1 muaj dhe 15 ditë burgim, ai nuk do të qëndrojë në qeli pasi kjo periudhë është shlyer gjatë procesit të gjatë gjyqësor, kur pastori qëndroi fillimisht në qeli dhe më pas në arrest shtëpie.

Mediat turke raportojnë se dëshmitarët e përfshirë në proces kanë ndryshuar dëshmitë e tyre, çka ka lehtësuar akuzat ndaj Brunson. Ai akuzohej fillimisht për spiunazh dhe bashkëpunim me organizata terroriste.

Arrestimi i pastorit solli përplasje të forta të Uashingtonit me Ankaranë. Sanksionet që administrata e presidentit Trump vendosi ndaj Turqisë, e goditën fortë ekonominë e këtij vendi.

Të fundit