Flash News

KRYESORE

Kriza /Meta apel palëve politike: Thirrini mendjes! Shqipëria s'ka pse të shkojë në konfrontime për interesa personale

Kriza /Meta apel palëve politike: Thirrini mendjes! Shqipëria

Presidenti i republikës, Ilir Meta apeloi sërish palët politike që të gjejnë gjuhën e dialogut për zgjidhjen e krizës që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontime për interesa personale të palëve politike.

“Të gjithë t’i thërrasin mendjes, pasi nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontime për interesa personale dhe okulte të palëve”, tha Meta.

I pyetur mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama,  se presidenti nuk e kishte thërritur në takim për dialog, Meta tha: “Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër te presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë, dhe cilat do të jenë pasojat në rast se vendi shkon drejt një përplasje civile”.

Të fundit