Flash News

KRYESORE

Kriza në Bjellorusi, Meta: Kur populli flet, fundi i autokratëve do të jetë njësoj

Kriza në Bjellorusi, Meta: Kur populli flet, fundi i autokratëve do

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për krizën politike në Bjellorusi. Presidenti Meta, është shprehur përmes një postimi në Facebook se fundi i autokratëve do të jetë njësoj, ndërsa shton se kur populli flet me zërin e tij, nuk ka forcë që e ndalon.

Prej ditësh opozita po organizon protesta në Mins të Bjellorusisë ndërsa dhjetëra mijëra demonstrues filluan të sot në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re. Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve.

Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira. Protesta drejtohet kundër presidentit Lukashenko.

Ragimi i plotë:

Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!

Në Minsk dhe kudo qoftë!

Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!

Të fundit