Flash News

KRYESORE

Kriza në futbollin shqiptar, Duka takim sekret me Edi Ramën në Kryeministri

Kriza në futbollin shqiptar, Duka takim sekret me Edi Ramën në

Ndalimi i futbollit në Shqipëri për shkak të dhunës në ndeshjen Kamza – Laçi, ka vënë në lëvizje edhe politikën.

Sipas Panorama Sport, presidenti i federatës, Armand Duka ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

FSHF-ja kërkon që qeveria të riktheje në stadiume policinë e shtetit, pasi është e pamundur që ndeshjet të ruhen me stjuartë.

"FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve", shkruan federara.

Shqipëria pa futboll; pasojat e një vendimi të paralajmëruar

Të fundit