Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Presidenti i Republikës Ilir Meta duke në RTV21 lidhur me krizën e rëndë politike në Shqipëri ka deklaruar për herë të parë se kjo krizë, të cilën e quan ‘artificiale’ në të cilën ndodhet Shqipëria ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi.
PJESË NGA INTERVISTA
Gazetari:Ndoshta ka qenë në dietë. Përse zgjedhjet në Shqipëri dhenë Kosovë faktikisht po bien në të njëjtën kohë? Po mendoj që do të bien. Mos ndoshta është problemi i njëjtë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri?
Presidenti Meta: Ajo që dua të them, me bindje të plotë, është se kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi.
Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!
Dhe unë i kam bërë publike motivet e shfuqizimit të datës 30 qershor për zgjedhjet vendore në kuadër të tensionimit të jashtëzakonshëm dhe të mosreagimit të të dyja palëve pas apelit që i bëja vazhdimisht për një dialog dhe për të caktuar një datë tjetër gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve vendore.
Pra kjo krizë është aq artificiale në vlerësimin tim dhe duket që ka një interes që Shqipëria të duket keq. Në momentin kur Shqipëria duket keq, kjo nuk e ndihmon as Kosovën, as shqiptarët në përgjithësi si një faktor që mund të imponohen më suksesshëm në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime. Sepse kërkohet patjetër të provohet se ne shqiptarët e kemi të vështirë të bëjmë shtet.
Kurse unë mendoj se kemi të bëjmë me lojëra të individëve të caktuar, të cilët janë kyçur në skenarë që nuk i shërbejnë as stabilitetit të Shqipërisë, dhe as afirmimit të saj si një faktor stabilizues, europianizues në rajonin tonë.
Gazetari:Sërish te zgjedhjet në Shqipëri. Reforma dhe “Ramaforma”. Dallimi thelbësor mes reformës dhe “Ramaformës”?
Presidenti Meta: Qëllimi im ka qenë për të bërë dallimin e qartë midis asaj se çfarë është në të vërtetë reforma në drejtësi, - një reformë madhore, e domosdoshme, që u bë në Kushtetutën e Shqipërisë, që u votua më 21-22 korrik 2016, para tri viteve, -dhe të zbatimit aktual, ku siç e dini edhe ju, ne kemi një paralizim total të të gjithë sistemit të drejtësisë që thuhet se ka ardhur prej vetting-ut. Por nuk është kjo e vërteta.
Thuhet se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të vetting-ut. Nuk është kjo e vërteta!
E vërteta është se në mënyrë arbitrare Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua për më shumë se dy vite, edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018, për shkak se kryeministrit tonë nuk i pëlqeu shorti mjaft transparent, i hedhur në përputhje me ligjin për KED, që bën përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Ndërkohë që në qoftë se do të kishte funksionuar që më 2017-n, do të kishte funksionuar në 2018-n, absolutisht që nuk mund të ndodhte kurrë që Shqipëria sot të mos ketë asnjë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!
Se thuhet që është një anëtar dhe formalisht është, por ka tri vite që kësaj zonje të nderuar i ka mbaruar mandati. Pra praktikisht ajo qëndron atje për shkak se është një zonjë dinjitoze dhe nuk dëshiron ta lerë institucionin pa asnjë lloj pranie dhe përfaqësimi. Por kjo është tërësisht e pajustifikueshme!
Për të mos folur pastaj për të gjitha zhvillimet që ju i dini, me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, që u zgjodh me 69 vota nga 84 vota që nevojiteshin, që e kishte mënyrën e zgjedhjes shumë të qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Pra u bë një ligj për të dalë mbi Kushtetutën. Ju, jo vetëm ju, por kushdo që na ndjek, e di që është Kushtetuta, pastaj vijnë ligjet.
Këta shpikin një ligj për të dalë mbi Kushtetutën dhe përdorin 69 vota për të rrëzuar 140 vota, që ishin me konsensus të plotë për një reformë të vërtetë e për të sjellë një drejtësi të pavarur.
Në rast se reforma në drejtësi do të kishte ecur në frymën e Kushtetutës, absolutisht që Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë krizë, sepse as opozita nuk do të kishte asnjë mundësi që të justifikohej, nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese që të largohej nga parlamenti, sikurse u largua, gabimisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38