Flash News

KRYESORE

“Kriza po thellohet”, Basha flet pas takimit me ambasadorët: Këto janë kërkesat që u parashtrova

“Kriza po thellohet”, Basha flet pas takimit me ambasadorët:

Kreu i Partisë Demokratike ka zbardhur pikat që u ka parashtruar ambasadorëve të BE me të cilët sot zhvilloi një takim në selinë blu.

Sipas Bashës, në kushtet kur kriza politike sa vjen e thellohet për faj të qeverisë, ai i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar ndihmë për integrimin e vendit dhe të krijohet një plan masash me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës ekonomike pas pandemisë.

“Shqipëria po bën hapa mbrapa, prej qeverisë Rama dhe kriza po thellohet prej veprimeve të javës së fundit, pra po e thellojnë më shumë krizën politike.

Opozita është e përkushtuar për integrimin vendit dhe plotësimin e 15 kushteve.

Sot kërkova nga ambasadorët ndihmën e vendeve anëtare që vendi të plotësojë kushtet për integrimin, të hapë negociatat, mbështetjen politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike edhe prej pasojave të pandemisë. Kjo qeveri po e pengon integrimin.

E dyta, çështja e ekonomisë pasi Rama coi paratë e shqiptarëve te një grusht oligarkësh dhe varfëria është rritur edhe më shume pas pandemisë. Bizneset po vihen në vështirësi të mëdha, likuiditeti, fermerët ndodhen po ashtu në vështirësi. Në këtë kuadër kërkova që pranë qeverive të tyre të apelojnë e të shikojnë mundësinë e rritjes ekonomike për vendin.

Sigurova se opozita do bëjë gjithçka për të ecur para me integrimin dhe katastrofa ekonomike e vendit dhe nevojën që të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë”, tha Basha.

Të fundit