Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Basha takim “kokë më kokë” me ministren e Jashtme të Suedisë

Kriza politike, Basha takim “kokë më kokë” me

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

Takimi mes Bashës dhe Wallström ka nisur që prej orës 10:00 në hotel ‘Rogner’ në kryeqytet dhe pjesë e diskutimeve raportohet të jetë bërë edhe kriza politike që ka përfshirë prej muajsh Shqipërinë.

Në takim është i pranishëm edhe ambasadori suedez në Tiranë, Johan Ndisi.

Takimet e zyrtarëve të huaj me kryeopozitarin shqiptar kanë qenë gjithnjë pjesë e agjendës në vizitat që ata kanë zhvilluar në Shqipëri. Pak javë më parë, Basha është takuar edhe ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Holandës, të cilëve u ka sqaruar kauzat e opozitës dhe rrezikun që u kanoset zgjedhjeve në vendin tonë.

Të fundit