Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Boçi pret zhvillime në shtator: Hapat e radhës të opozitës

Kriza politike, Boçi pret zhvillime në shtator: Hapat e radhës

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, duke folur nga studio e Ora News ka paralajmëruar zhvillime politike në vjeshtë.

Boçi tha se opozita është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas, duke theksuar se marrëveshje me Ramën nuk do të ketë.

“Përderisa ende nuk ka një zgjidhje, sigurisht opsioni i protestave aty është dhe PD ka treguar se di ti organizojë ato. Ndërkohë nuk duhet të ketë iluzione se përgjatë kësaj kohe ka një detante politike, është më shumë ndryshim i mënyrës së të bërit opozitë të vet PD dhe të partive aleate. Kjo pjesë e perceptimit që ka një detante është krejtësisht e gabuar. PD e ka deklaruar, nuk ka asnjë hap pas. Nuk lëviz nga qëndrimi i saj. Nëse zgjidhjet nuk ofrohen, nëse zgjidhjet nuk vijnë, opozita nuk ka çfarë të humbëse.

Boçi deklaroi se opozita është e gatshme të hyjë në zgjedhje në 13 tetor nëse Rama dorëhiqet.

“Ne jemi të gatshëm, sapo Rama të dorëhiqet, sapo të kemi një qeveri tranzitore të hyjmë në zgjedhje në datën 13 dhe sapo KQZ të çlirohet nga kapja politike”-tha Boçi.

 

 

Të fundit