Flash News

KRYESORE

Kriza politike dhe deklarata e Berishës i prishin qetësinë Erion Veliajt; LSI e braktis në këshillin bashkiak

Kriza politike dhe deklarata e Berishës i prishin qetësinë Erion

Kriza politike midis mazhorancës dhe opozitës, e thelluar për shkak të zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, i ka prishur qetësinë edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Deri më tani, Veliaj ka patur mbështetjen e LSI-së në këshillin bashkiak, por gjërat duket se po ndryshojnë.

Pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar të gjithë administratorët e LSI-së në Tiranë, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi duket se po distancohet gjithnjë e më shumë nga kryebashkiaku.

Sot, në mbledhjen e këshillit, anëtarët e LSI-së së bashku me ata të PD-së nuk kanë marrë pjesë. Kjo është hera e parë që LSI braktis një mbledhje ku merr pjesë edhe Veliaj.

Mungesa e këshilltarëve të opozitës nuk e ka penguar gjithesi kryebashkiakun të vijojë mbledhjen ndonëse nuk kishte kuorumin e nevojshëm.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte leximi që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri marrëdhënies së Erion Veliajt me presidentin Ilir Meta. Berisha deklaroi në ‘Abc News’ se ekziston një flirt midis Veliajt dhe Metës, duke lënë të kuptohet se PD nuk e sheh me sy të mirë këtë marrëdhënie.

 “Që Veliaj po konturohet si rival i Ramës, kjo është evidente. Që Meta, nga ana tjetër, i ka pasion këto short-cut, edhe i ka, por a e lejon posti i presidentit të merret me këto? Nuk e lejon. A do ta shkelë ai kodin e Presidentit? Mbetet për t’u parë. Ta ndjekim. Që ekziston një lloj flirti midis tyre (Veliaj-Meta), në ajër, ekziston. A do ta përdor Meta? Posti i presidentit nuk e lejon”, u shpreh Berisha.

Të fundit