Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kriza politike dhe krimi në Shkodër, Angelo Massafra thirrje Ramës dhe Bashës: Shejtani qesh kur punët shkojnë keq
Angelo Massafra, arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult u ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha si personat që kanë në dorë zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin prej dy muajsh.
Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Massafra u ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë dy liderve që të ulen në bisedime dhe të mos presin që problemet t’ua zgjidhin të huaj.
“Unë do t’u thosha uluni dhe bisedoni. Shikoni çfarë mund të bëhet. Shikoni të mirat që janë bërë në vitet e fundit. Të mos hedhim në erë këto të mira. Të shikojmë të luftojmë kundër shejtanit. Shejtani është ai që qesh kur gjerat shkojnë keq. Ti japim një grusht shejtanit. Ata duhet të shikojnë për interesin e njerëzve dhe kombit. Madje edhe për krahinën Ballkanike sepse Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkan. Prandaj u bëj thirrje të ulen të bisedojnë me ndërmjetës ose shqiptarë ose të huaj për të arritur konsensus. Unë nuk kam receta mjekësore por dua të them të ulen dhe të bisedojnë. Nesër të dalin në një vendim që të zgjidhin problemet. Rama dhe Basha kanë përgjegjësinë kryesore”, u shpreh arqipeshkv i Dioqezës.
Intervista e plotë:
Ngjarja e fundit në Shkodër ka tronditur jo vetëm këtë qytete. Keni 22 vjet që shërbeni në kishën e këtij qyteti. Çfarë po ndodh në këtë qytet që dikur ka qenë i pushtuar nga kultura sot është pushtuar nga krimi?
Nuk e besoj se Shkodra është e pushtuar nga krimi. Është e vërtetë që kohët e fundit kanë ndodhur krime të mëdha dhe unë tani po kujtoj atë marshim që bëmë për të nxitur që shoqërua civile të zgjidhte dhe të marrë përgjegjësitë e veta pikërisht që të mos jetë peng i së keqes. Unë në moton time si ipeshkv do të përmendja që kam 22 vjet këtë marshim në të cilin erdhën edhe arbëreshë të Italisë. Unë shfrytëzova rastin të komentoja fjalimin e Jezusit, shëmbëlltyrën që djali ka prishur gjithçka dhe babai është i mëshirshëm. Dhe bëra thirrje të fortë që nuk është e drejtë dhe nuk është e mirë që askush të vritet. Edhe nëse është dikush që nuk sillet mirë, apo një hajdut, rruga për të zgjidhur problemin nuk është dhuna, nuk është vrasja Duhet të çarmatosim zemrën, mendjen për shembull ka të rinj që ecin me thikë në xhep dhe mjafton diçka një fjalë e pistë apo një gjysmë gotë raki më shumë ky humbet nervat dhe e godet dhe e vret. Duhet të çarmatosim zemrën. Dua të them se edhe zhvillimi ekonomik ndikon. Varfëria bën punën e vet. Madjde edhe rrugët e papastra për tu bërë i pasur sjellin këto probleme. Prandaj mendoj se duhet të bëjmë të gjitha fetë katolike,ortodokse e muslimane duhet të jemi ata që formojnë ndërgjegjen. Pastaj duhet të theksoj se kjo situatë nuk është pasojë e komunizmit. Shpeshherë dëgjoj shqiptarët që thonë kjo situatë është si pasojë e komunizmit. Disa gjëra vërtetë janë pasojë e komunizmit, sistemi që shkatërroi ndërgjegjen dhe njeriun por sot nuk mund të fajësojmë komunizmin kur jemi fajtorë ne. Ne duam të bëhemi të pasur menjëherë, duhet të kemi gjithçka dhe me çdo kusht,. Atëherë nëse do kërkojmë të bëhemi të pasur pa djersë, do përdorim mjetet që nuk janë të lejueshme. Por kjo nuk është e drejtë.
A ka besimtarë në Shkodër që vrasin?
Ç’është e vërtetë ai që vret nuk është besimtar. Ne kemi ligjet e Zotit që i kanë në fakt katolikët, myslimanët sipas të cilës kur Zoti krijoi njeriun ka futur ndërgjegjen e vete nëpërmjet urdhërimeve që janë në ndërgjegjen e tij. Një njeri që vret nuk mund të thuhet se është katolik i mirë. Nëse njeriu do të zbatojë urdhërimet e Zotit sipas të cilit Zoti thotë mos vrit. Prandaj për këtë duhet të angazhohemi të gjithë nëse ka një problem për të gjetur metodologjinë.
Çfarë bëni ju si kishë me atë besimtar që e dini që ka vrarë?
Ne i bëjmë një thirrje që të pendohet. Duhet të paguajë vendimin e drejtësisë, duhet të kërkojë falje dhe më pas duhet të bëhet pajtimi. Por falja dhe pajtimi bëhet nëpërmjet rrugës së shtetit policia, prokuroria dhe gjykata. Natyrisht autori duhet të dënohet sepse nuk mund të kërkosh falje pa ndrequr drejtësinë.
A e shkishëroni ju një besimtar që ka bërë vrasje? Ky ka qenë një diskutim i hershëm në Shqipëri.
Po e vërtetë,. Por edhe ky dënim nuk është për ta shkatërruar njeriun. Shkishërimi është një ilaç i fortë për të kuptuar që sepse unë kam interes për shpirtin tënd jo për trupin. Ti mund të vdesësh nesër. Me këtë faj dhe mëkat të rëndë nuk mund të pajtohesh me kishën. Ti shkon në ferr. Atëherë dënimi i shkishërimit është një goditje ose një shkundje. Ai duhet të kuptojë që jeta është në duart e Zotit. Dënimi i shkishërimit është bërë për tu rikthyer domethënë duke kërkuar falje, pendesa dhe duke bërë dënimin që të jep shteti.
A ka ndikuar feja që vrasjet të minimizohen? Si ka mundësi që ndodhin kaq shumë vrasje kur kemi një besim fetar në rritje? Kemi në 10 muaj 12 viktima.
Ne angazhohemi por ne nuk mund ti imponohemi. Ne flasim dhe bisedojmë shumë për këto çështje. Është e vështirë të bindësh disa persona që nuk duhet të marrin gjak. Unë nëpërmjet bisedimeve dhe angazhimit kam mundur të bëjë pajtime. Gjatë qëndrimit tim prej 22 vjetësh në Shkodër sëbashku kemi arritur të bëjmë minimalisht10 pajtime gjaqesh të familjeve muslimane dhe katolike. Dhe falënderoj Zotin për këtë që kemi arritur sepse këto familje nuk i kthehen me gjakut. Ato janë të pajtuara.
Cila është e keqja që i ka pushtuar këta njerëz që vrasin?
Ata nuk i afrohen as kishës dhe asnjë feje. Unë ju bëj edhe një thirrje:
O të rinj mos mendoni që problemet tuaj do ti zgjidhin gjithmonë të huajt. Do jeni ju që do ti zgjidhni problemet tuaja.
Imzot Massafra, situata politike në Shqipëri është e tensionuar dhe ajo ndikon në jetën sociale të shqiptarëve. Nëse ju do kishit përballë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, çfarë do ti thoshit?
Patjetër. Nuk mund të mos ndikojë. Unë do tu thosha ulunini dhe bisedoni. Shikoni çfarë mund të bëhet. Shikoni të mirat që janë bërë në vitet e fundit. Të mos hedhim në erë këto të mira. Të shikojmë të luftojmë kundër shejtanit. Shejtani është ai që qesh kur gjerat shkojnë keq. Ti japim një grusht shejtanit. Ata duhet të shikojnë për interesin e njerëzve dhe kombit. Madje edhe për krahinën Ballkanike sepse Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkan. Prandaj u bëj thirrje të ulen të bisedojnë me ndërmjetës ose shqiptarë ose të huaj për të arritur konsensus. Unë nuk kam receta mjekësore por dua të them të ulen dhe të bisedojnë. Nesër të dalin në një vendim që të zgjidhin problemet. Rama dhe Basha kanë përgjegjësinë kryesore.
Imzot, fjala juaj në vesh të Perëndisë, por a do të dëgjojë Rama dhe Basha?
Zoti Roland, mua ata (Rama dhe Basha) më kanë dërguar urime për ditëlindjen time. Lutja ime është që Zoti u ndriçojë mendjen. Dhe lutja ime shkon edhe për besimtarët që të mos dekurajohen. Kemi kaluar moment edhe më të vështira. Pa shikoni se çfarë gjëje të madhe arritën shqiptarët. Por ne duhet të kujdesemi të mos i shkatërrojmë këto arritje. Nuk duhet ti hedhim në ajër. Duhet të vërtetojmë që jemi një popull që meriton të jetë në paqe.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
