Flash News

KRYESORE

Kriza politike, DW: Shenja për dialog në Shqipëri, pas 8 muajsh Basha me kusht të ri për Ramën

Kriza politike, DW: Shenja për dialog në Shqipëri, pas 8 muajsh

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje në mbrëmjen e të enjtes forcave politike që të fillojnë "urgjentisht  punën për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta. Reflektim serioz për t'i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare", reagoi Meta mbrëmë në median sociale lidhur me vendimin e Bundestag-ut pro hapjes së negociatave.

Meta solli në vëmendje përpjekjet e deputetëve gjermanë në 4 muajt e protestave antiqeveritare të opozitës jashtëparlamentare pranverën e këtij viti dhe pas zgjedhjeve Lokale 2019, për të ulur në tryezën e bisedimeve qeverinë dhe opozitën jashtëparlamentare, të drejtuar nga PD, për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale. „Po të kishin dëgjuar këshillat e tyre me kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte, njëlloj si Maqedonia e Veriut" thekson Presidenti Meta në postimin e tij.

Basha: Gati për dialog me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën. Për rreth 8 muaj Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombëtarëve.

"Unë dhe PD jemi dakort për një proces politik të propozuar nga faktori ndërkombëtar që të japim kontributin tonë për daljen nga kriza. Pak rëndësi ka ulja në një tryezë me apo pa Edi Ramën” deklaroi të enjten në mbrëmje Basha në një kanal televiziv të Tiranës.

Kushtëzimi i dialogut me praninë e faktorit ndërkombëtar tregon vijimin e mosbesimit mes palëve politike në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të BE për të ndryshuar dhe shndërruar në kulturë politike kompromisin dhe dialogun. Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), aleate me PD, është për një dialog pa kushte me qeverinë për të përmbushur të "gjitha kushtet dhe detyrimet dhe hapur rrugën integrimit europian të Shqipërisë.” DW

Të fundit