Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Ilir Meta: Jam gati të dorëhiqem si president

Kriza politike/ Ilir Meta: Jam gati të dorëhiqem si president

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i gatshëm të dorëhiqet nga posti i lartë i shtetit, vetëm që në Shqipëri të mos instalohet ‘junta ushtarake’. Në një takim të zhvilluar në Pogradec, Meta tha se e konsideron të papranueshëm vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, gjithsesi, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet me dhunë dhe me metoda policore.

“I them Z. Rama, Z. Basha që kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit, si presidenti jam ndërgjegjshëm  për krizën, i kam paralajmëruar që situata po shkon drejt zhvillimeve të paparashikuara, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar, kam bërë çdo përpjekje prej dy vitesh, jam gati i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhje politike për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit si president  pasi të sigurohem se vendi ka një zgjidhje politike e parimore, kushtetuese, e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, ka deklaruar presidenti Meta.

Ndër të tjera, Meta theksoi: "Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë. Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes. Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme. Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë."

Presidenti u shpreh se "asnjëherë, pavarësisht nga ambicjet, nuk ka rrezikuar e nuk pranon të rrezikojë as për karrigen, as vendin e as demokracinë, e do i qëndroj betimit që do mbaj krahun e demokracisë."

Të fundit