Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Lajçak “ngre shpatullat”: Partitë janë të pjekura për ta zgjidhur vetë pa ndërhyrjen e jashtme

Kriza politike, Lajçak “ngre shpatullat”: Partitë

Ndonëse i pranishëm në Tiranë disa herë dhe me përvojë në zbutjen e krizave politike në Shqipëri, ministri i Jashtëm slloven, Miroslav Lajçak u tregua krejt indiferent kur u pyet rreth ngërçit aktual.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, Lajçak tha se partitë politike janë të pjekura mjaftueshëm sa për të zgjidhur vetë krizat e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.

Gazetarja: Ju keni përvojë në zbutjen e krizave, referuar edhe vizitës suaj në 2011-ën kur ulët tensionet dhe premtuat hetimin për 21 janarin. Nisur nga kjo eksperiencë, a keni një zgjidhje për situatën aktuale, pasi opozita nuk hyn në zgjedhje?

Lajçak: Në atë kohë isha i dërguari special i Bashkimit Evropian në Tiranë, por koha ka ndryshuar. Shqipëria ka ecur përpara, forcat politike janë të pjekura sa për ta zgjidhur krizën vetë pa ndërhyrje të jashtme.

Të fundit