Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Lubonja: Ndërkombëtarët duan rivendosjen e fasadës nëpërmjet çadrës

Kriza politike, Lubonja: Ndërkombëtarët duan rivendosjen e

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, sa i përket situatës aktuale politike, u shpreh se ndërkombëtarët duan të vendosin fasadën nëpërmjet çadrës.

“Ndërkombëtarët duan rivendosjen e fasadës, kompromisit, çadrën, por do shohim se çfarë do të ndodhë. Kriza duhet të mobilizojë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Lubonja.

Më tej analisti u shpreh se opozita duhet të ishte menduar më gjatë para se të merrte vendimin për djegien e mandateve.

“Duhet të ishte menduar pak më gjatë duke menduar kështu. Mund të ishte një rrugë më efikase, por besojnë se pas këtij hapi të opozitës një ulje në tryezë me Edi Ramën si ajo e pas çadrës më duket pa sens. Se çfarë do të ndodhë nuk e përcaktojmë dot qartë. S’mund të lëshojë më ca ministra kukulla. Ata kërkojnë vetë Edi Ramën që të largohet”, u shpreh Lubonja.

Të fundit