Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Mediu propozon marrëveshje transparente: Të përfshihen media dhe publiku

Kriza politike, Mediu propozon marrëveshje transparente: Të

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në studion e  RTV Ora se marrëveshjet që vijnë për diskutim nga parlamenti për zgjidhjen e krizës politike duhet të jenë transparente.

Mediu propozoi që pjesë e marrëveshjeve të jenë  media dhe opinioni publik

“Për t'i dhënë zgjidhje krizës politike, meqë ne na kërkohet nga faktori ndërkombëtar kjo lloj tryeze, po ashtu edhe PS-së, komisioni që ajo ka në Parlament le të ulet 4 herë në ditë, t'i dëgjojë me vëmendje të gjithë propozimet që vijnë nga nënkryetari i Parlamentit, nga Hajdari, nga Kujtim Gjuzi nga këdo. E rëndësishme është që produktet që vijnë për diskutim mos jenë një marrëveshje kulisash, por të jetë një marrëveshje transparente ku përfshihen edhe media, edhe opinioni publik.

Ne kemi ndërtuar një raport të qartë me njëri-tjetrin, që edhe nëse nuk do të jemi dakord, do biem dakord për të mos qenë dakord, sepse kemi mendime dhe interesa të ndryshme dhe përfaqësimi duhet të jetë opozitar në diskutimin që do të bëhet me pjesën tjetër. Padyshim edhe në nivel teknik dhe në nivel politik ka nevojë për facilitim, po nuk është reforma zgjedhore thelbi i të gjithë krizës politike, është një element i saj.

Për mua është e rëndësishme që ne ti marrim seriozisht të gjitha pikat që kanë të bëjnë me shqetësimin ndërkombëtar sa i përket zhvillimeve në Shqipëri”-tha Mediu.

Të fundit