Flash News

KRYESORE

Kriza politike në Shqipëri, Parlamenti Evropian refuzon rolin e negociatorit: Është problemi juaj, zgjidheni vetë

Kriza politike në Shqipëri, Parlamenti Evropian refuzon rolin e

Delegacioni i Parlamentit Evropian që ndodhet në Shqipëri ka refuzuar që ky institucion i Bashkimit Evropian të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës politike, pas djegies së mandateve nga partitë opozitare. Në konferencën për gazetarët, pas takimeve që zhvilluan me zyrtarët shqiptarë, eurodeputetët thanë se ky është problem i brendshëm i Shqipërisë dhe të gjithë duhet të ngrihen mbi interesin partiak për t'i dhënë zgjidhje.

“Mos na e transferoni ne këtë problem për ta zgjidhur, duhet të zgjidhet nga shumica dhe pakica e këtij vendi. Tani është puna juaj, është problem i brendshëm i juaj për të gjetur gjuhën dhe të ngriheni mbi interesat partiake. Mbi 90% e shqiptarëve duan të bëhen pjesë e BE dhe kjo përbën një mesazh shumë të rëndësishëm”, u shprehën përfaqësuesit e PE-së.

Sa i përket kërkesës së opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, eurodeputetët u shprehën kundër dhe theksuan se zgjedhjet e vitit 2017-të janë konsideruar të rregullta dhe kjo nuk mund të ndryshohet një vit e gjysmë më pas.

Gjithsesi, të pyetur për përgjimet e prokurorisë nga ku rezultojnë ndërhyrjet e bandave kriminale në blerjen e votës në favor të kandidatëve socialistë, eurodeputetët nuk komentuan gjatë por thanë se “deri kur (përgjimet) të provohen nga gjykata, gjërat duhet të vazhdojnë kështu siç janë.”

Shqiptarëve tre herë i janë refuzuar negociatat, durimi i humbet Knut Fleckenstein: Pamjet e protestave vonojnë integrimin

Delegacioni i PE për protestën e studentëve: Të merret parasysh perspektiva e tyre, presionet ndaj të rinjve të papranueshme

Të fundit