Flash News

KRYESORE

Kriza politike, përfaqësues të CDU/CSU ‘zbarkojnë’ në selinë e PD

Kriza politike, përfaqësues të CDU/CSU

Përfaqësues të CDU/CSU, pjesë e koalicionit qeverisës në Bundestagun gjerman kanë zhvilluar një takim sot më kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ata janë pritur në hyrje të selisë blu nga Dorian Teliti, drejtori i Kabinetit në PD. Mes delegacionit është parë edhe ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë, Peter Zingraf, i cili një ditë më parë u shpreh i prerë se kriza politike duhet të gjejë zgjidhjen nga brenda partive politike dhe se Gjermaninë nuk duhet ta shohin në rolin e negociatores.

Kujtojmë se parlamenti gjerman ka votuar pak ditë më parë dokumentin që parashikon çeljen e negociatave vetëm pasi Shqipëria të plotësoje 9 kushte.

Të fundit