Flash News

KRYESORE

Kriza politike sjell Matthew Palmer në Shqipëri, zbardhet axhenda

Kriza politike sjell Matthew Palmer në Shqipëri, zbardhet axhenda

Zv. ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer do të mbërrijë në Tiranë në fillim të javës, në kuadër të një turi ballkanik që synon rikthimin e stabilitetit politik.

Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë, do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

Vizitës së Palmer i parapriu vizita e zyrtartit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili zhvilloi disa takime, ndërsa publike për mediat u bë vetëm takimi i deputetes të partisë Demokratike, Rudina Hajdari dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Të fundit