Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Tanja Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në vend, Shqipëria ka shumë për të bërë me korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kriza politike/ Tanja Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën

Deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, ka folur për krizën në Shqipëri, duke u ndalur tek situata politike, zgjedhjet dhe shanset për çeljen e negociatave për antarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Shekulli’, Fajon thotë se thellimi i krizës dhe zgjatja e saj tregojnë se duhet punuar nga të dyja palët politike për gjetjen sa më parë të një rrugëdalje.

“Kur ndodh një krizë në shumicën e rasteve, do të thotë se çdo gjë nuk po shkon mirë. Sidomos kur zgjat për një periudhë të gjatë. Gjithmonë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni një mënyrë përmes saj, diçka që do t’i bëjë të dy palët të lumtura”, tha Fajon.

Pyetjes se a ka bërë përparime Shqipëria drejt BE-së, erudeputetja ju përgjigj se vendi ynë ka bërë përparime në dekadën e fundit, por ka shumë më tepër punë për të bërë, veçanërisht në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjithashtu, në intervistën e saj, Tanja Fajon ka kërkuar që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend.

Të fundit