Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Tritan Shehu: PD gati të heqë dorë nga të gjitha, përveç një pike

Kriza politike, Tritan Shehu: PD gati të heqë dorë nga të

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka komentuar krizën politike në vend. Duke u ndalur te roli i PD-së, Shehu theksoi se PD është gati të heqë dorë nga të gjitha përveç negociatave për krijimi e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Vendi është në një krizë të veçantë dhe kërkohet zgjidhje. Vetëm kjo zgjidhje do të shfryjë tensionet, do krijojë optimizmin dhe do i japë mundësi vendit të zhvillohet. Shqipëria prej 6 vitesh nuk ka asnjë investim të huaj serioz. Investimet janë orientuar drejt Serbisë, Maqedonisë së Veriut. Kërkohet një zgjidhje politike që vjen vetëm në një mënyrë duke iu krijuar mundësitë qytetarëve të votojnë të lirë.

PD është gati të heqë dorë nga gjithçka vetëm nga krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme jo. Kemi një krizë shumë komplekse e cila kërkon një zgjidhje globale, e cila mund të vijë vetëm nga një proces i sigurt”, tha Shehu.

Kriza politike në vend , ka nisur që prej muajit mars. Nga njera anë opozita nuk pranon të dialojë me Edi Ramën kryeminister, ndërsa mahzoranca nuk ka bërë asnjë tentative për tu ulur në tryezë.

 

Të fundit