Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Vangjel Dule: Jemi më keq sesa në autokraci

Kriza politike/ Vangjel Dule: Jemi më keq sesa në autokraci

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzon qeverinë se krijon çdo ditë situata që i ngjasojnë tiranisë. Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, në Tv Klan, Dule theksoi se kriza politike ka treguar se sistemi në Shqipëri është më i keq sesa autokracia.

“Ka rrëshkitur, më shqetësojnë qytetarët që nuk e shikojnë përditë se jemi në situata që i ngjajnë tiranisë. Ne shikojmë një kryeministër që është bërë kreu i një cirku ambulant që transporton karrige, është më keq sesa autokraci. Nuk mund ta pranoj të jetoj në një sistem hibrid”, tha Dule.

Duke iu referuar deputetëve që po pranojnë mandatet e djegura nga opozita, Dule tha se asnjë krijesë artificiale nuk mund të mbushë vakumin e krijuar në Kuvend.

“Që të jesh opozitë apo të jesh mazhorancë, duhet të votohesh nga qytetarët, asnjë krijesë artificiale nuk mund të mbushi vakumin e krijuar. Mesazhi i artikuluar i opozitës ka gjetur një mbështetje të madhe qytetare, në protesta kemi pjesëmarrje qytetare”, u shpreh Dule.

Të fundit