Flash News

KRYESORE

Kriza politike vë Sokol Ballën dhe Blendi Fevziun përballë njëri-tjetrit

Kriza politike vë Sokol Ballën dhe Blendi Fevziun përballë

Dy drejtuesit e emisioneve kryesore politike në vend, Sokol Balla dhe Blendi Fevziu do të ballafaqojnë mendimet e tyre për situatën politike, në emisionin e gazetarit  Cim Peka, që do të transmetohet sonte në orën 21:00 në Syri.net.

Dy gazetarët do të japin qëndrimet e tyre mbi situatën politike në Shqipëri, e cila ka hyrë në një krizë të thellë me opozitën nga njëra anë që ka hyrë në muajin e pestë të protestave dhe me mazhorancën në anën tjetër, e cila ka nisur fushatën elektorale të 30 qershorit.

A po shkojnë palët drejt përplasjes së pashmangshme apo timonieri i madh do ta ndryshojë qëndrimin në momentin e fundit? Si u lexua deklarata paralajmëruese e Bashës në protestën e fundit, kur ai deklaroi se koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme, fjalën do ta ketë vetëm sovrani? A do të vijojnë ndërkombëtarët të qëndrojnë në pozitat e tyre kritike ndaj opozitës, apo heshtja e tyre nënkupton se palët duhet të kthehen në dialog. Këto do të jenë disa nga pyetjet, për të cilat sonte do japin këndvështrimet e tyre dy gazetarët e njohur.

Emisionin me përballjen e dy gazetarëve të njohur mund ta ndiqni live edhe në www.realstory.al dhe në facebook.com/realstory.al/.

Të fundit