Flash News

KRYESORE

Krizat humanitare, "Microsoft" financon 40 milionë dollarë për njerëzit në nevojë

Krizat humanitare, "Microsoft" financon 40 milionë dollarë

Kompania e "Microsoft" ka ndërmarrë një fushatë senzibilizuese në ndihmë të krizave humanitare që vijnë nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu.

Kompania ka ndërmarë programin “AI for Humanitarian Action”, një program i ri pesëvjeçar prej 40 milionë dollarësh që synon rritjen e potencialit të inteligjencës artificiale në shërbim të ndërhyrjeve të menaxhimit emergjent për mbrojtjen e fëmijëve, refugjatëve si dhe për promovimin e respektit për të drejtat e njeriut.

Siç thuhet në deklaratë, programi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat humanitare dhe joqeveritare dhe siguron përdorimin e subvencioneve, investimeve teknologjike dhe kompetencave të përbashkëta.

Bëhet fjalë për propozimin e tretë të Microsoft-it në kontekstin e iniciativës “AI for Good”, një iniciativë e nisur në korrik 2017, që synon qasjen demokratike dhe shpërndarjen e gjerë të përfitimeve që lidhen me të.

Kjo iniciativa deri më tani ka arritur një investim prej 115 milionë dollarë.

Të fundit