Flash News

KRYESORE

Kroacia: Do bëjmë çmos që Maqedonia e Veriut të çelë negociatat në qershor

Kroacia: Do bëjmë çmos që Maqedonia e Veriut të

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar në takimin me Zoran Zaev se, vendi i tij do të bëjë çmos që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat në muajin qershor.

“Të gjithë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut janë të ndëgjegjshëm se sa shumë e mbështesim ne rrugën e tyre evropiane. Ne do të bëjmë çmos të mbështesim në këtë drejtim, por fillimisht do të shohim se çfarë do të rekomandojë Komisionin në fund të muajit maj”, u shpreh Plenkoviç.

Maqedonia e Veriut gëzon aktualisht një mbështetje të madhe në Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave, por vendimi pritet të ndikohet nga pozicioni që do të mbajë Franca.

Të fundit