Flash News

KRYESORE

Kroacia ka përcaktuar 4 prioritetet gjatë presidencës në BE

Kroacia ka përcaktuar 4 prioritetet gjatë presidencës në BE

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi se gjatë presidencës së vendit të tij në Këshillin e BE-së, Kroacia do t’i kushtojë një përparësi të madhe ruajtjes së lidhjes midis vendeve të unionit.

Nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, shteti ballkanik do të kryesojë BE-në.

Katër do të jenë përparësitë e Kroacisë. Gjatë një konferencë në Zagreb, Plenkoviç tha vëmendje të madhe do t’i kushtohet: një Evrope në rritje dhe në zhvillim, një Evrope që të ruajë lidhjet ekonomike, ato në drejtim të infrastrukturës dhe të energjisë, një Evrope që mbron dhe një Evropë që ka ndikim në rang global.

“Ne jemi për një Evropë që mbron qytetarët e saj duke respektuar dhe duke zbatuar rregullat e shtetit ligjor”, tha kryeministri, që shtoi se unioni është ekonomia e dytë më e madhe në botë, që përbën një të pestën e Produktit të Brendshëm Bruto të botës (PBB-së).

Ekonomia e BE-së dhe tregu i punës janë përballur me rritjen e konkurrencës nga ana e ekonomive të tjera.

“Zgjidhja situatës në fjalë është zhvillimi i një Evrope sa më të fortë, e cila do të vazhdojë të rritet në mënyrë të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse”,tha kryeministri.

Kroacia ka mbështetur fort hapjen negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të fundit