Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Krybashkiaku letër ndërkombëtarëve: Anila Denaj bllokon buxhetin vetëm se jam i LSI-së, ndikim edhe deputeti i PS
Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu i është drejtuar sot përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri, trupit diplomatik dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezencës së Bashkimit Evropian, OSBE si dhe gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri në lidhje me bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar nga qeveria.
Në një letër të hapur, kryetari i Bashkisë thekson se kjo është tentativë dashakeqe që bëhet si presion për votën në zgjedhjet e ardhshme, ashtu si edhe zvarritjet e qëllimshme në Gjykatën Administrative të Apelit Vlorë për sigurimin e padisë, e cila ka kaluar çdo afat ligjor.
Letra e plotë:
Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me një situatë të paprecedent dhe jo ligjore, të krijuar në Bashkinë e Skraparit, nga Qeveria.
Bashkia Skrapar ka respektuar të gjitha afatet ligjore, për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2019. Konkretisht:
- Brenda datës 27.11.2018, siç e parashikon ligji, Bashkia Skrapar i ka dërguar me shkresë zyrtare Këshillit të Bashkisë, projekt-buxhetin e vitit 2019;
- Mbledhja e parë e Këshillit të Bashkisë u zhvillua më datën 14.12.2018, ku Këshilli nuk e miratoi projekt-buxhetin;
- Bazuar në parashikimet ligjore, Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, mbështetur në informacionin e marrë zyrtarisht nga Bashkia Skrapar, i kërkoi Kryetarit të Bashkisë, të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, në datën 28.12.2018, ditë në të cilën Këshilli i Bashkisë, pa arsye dhe pa njoftuar zyrtarisht Bashkinë, nuk u mblodh duke sjellë përsëri mosmiratimin e projekt-buxhetit për vitin 2019;
- Prefekti i Qarkut, me një shkresë zyrtare, iu drejtua Kryetarit të Bashkisë dhe Kryetarit të Këshillit të Bashkisë dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Bashkisë në datën 04.01.2019, në orën 11:00.
Kjo shkresë, bazuar në dokumentet që disponon Zyra e Protokollit të Bashkisë Skrapar, ka mbërritur në datën 04.01.2019, në orën 12:00, duke sjellë kështu mungesën e Kryetarit të Bashkisë dhe stafit të tij në këtë mbledhje.
Këtë mbledhje e ka drejtuar vetë Prefekti i Qarkut, Z. Harilla Dafa, duke marrë kështu de-facto kompetencat e Kryetarit të Bashkisë, çka përbën shkelje të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Edhe në këtë mbledhje, Këshilli i Bashkisë nuk e ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2019 dhe kjo vërtetohet me procesverbalin e mbledhjes, të datës 04.01.2019;
- Sipas procesverbalit të mbledhjes së datës 04.01.2019 dhe shkresës që i është dërguar Prefektit të Qarkut nga Sekretarja e Këshillit të Bashkisë, rezulton të jenë miratuar 4 (katër) vendime, por asnjë prej këtyre vendimeve, përsëri nuk miraton projekt-buxhetin e Bashkisë Skrapar për vititn 2019. Prefekti i Qarkut Berat, konfirmon marrjen e 5 (pesë) vendimeve nga Këshilli i Bashkisë, ku pretendon që vendimi i pestë i takon miratimit të projekt-buxhetit të vitit 2019, gjë e cila dëshmon falsifikimin e vendimit, fakt për të cilin Bashkia Skrapar, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Beratit;
- Mbështetur në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, neni 41, pika 5, si dhe në Udhëzimin Nr. 2, të Ministrisë së Financave, datë 06.02.2012, “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, Kreu II.3 “Buxheti vendor”, pika 94, përcaktohet se “kur Këshilli i Bashkisë nuk miraton projekt-buxhetin brenda afateve ligjore, Kryetari i Bashkisë urdhëron për zbatimin e buxhetit në nivelin e 1/12 e shpenzimeve faktike të vitit të mëparshëm”;
- Ministria e Financave ka bllokuar në Degën e Thesarit Skrapar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar, me pretendimin se Bashkia duhet të zbatojë vendimin e Këshillit të Bashkisë, lidhur me miratimin e projekt-buxhetit, vendim i cili nuk ekziston, madje edhe 4 vendimet e marra më datën 04.01.2019 nga Këshilli i Bashkisë, janë të paplota, të falsifikuara dhe të pa shoqëruara me pasqyrat financiare, të rakorduara dhe ku duhet të ishin reflektuar ndryshimet që kërkonte Këshilli i Bashkisë. Këto vendime, janë të pazbatueshme si teknikisht ashtu edhe praktikisht.
Bazuar në ligjin nr. 139/2015, parashikohet se:
“Këshilli Bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave, kur nuk miratohet buxheti brenda afateve ligjore.”
Për të mos shpërndarë Këshillin e Bashkisë, pasi ky Këshill ka shumicë anëtarësh nga subjekti Partia Socialiste e Shqipërisë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve, Ministria e Financave, bllokon çdo veprim financiar të Bashkisë Skrapar, në Degën e Thesarit.
Bashkia Skrapar edhe pse ka konsumuar të gjitha rrugët ligjore për miratimin e buxhetit të vitit 2019, vendime të paligjshme të Këshillit të Bashkisë Skrapar, si dhe konfirmimet e prefektit të Qarkut Berat, të mbështetur dhe nga Ministria e Financave, fatkeqësisht po ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën 17.500 banorëve, të cilët kanë ngelur pa shërbimet bazë që u ofron Bashkia .
Kjo dhe për shkak të ndikimeve politike, që po i bëhen bashkisë, sepse ajo drejtohet nga një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Këshilltarët socialistë krijuan një maxhorancë të manipuluar në këshillin bashkiak nëpërmjet presioneve dhe blerjes së anëtarëve me vende pune. Me anë të këtij veprimi, kanë arritur të pengojnë veprimtarinë e Bashkisë Skrapar, nëpërmjet akteve të paligjshme, për mosmiratimin e buxhetit, situatë e krijuar është mbështetur nga Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa dhe nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark, Z. Adnor Shameti.
Ky bllokim i veprimtarisë financiare, po çon Bashkinë Skrapar në një kolaps për ofrimin e shërbimeve .
Bashkia Skrapar, nga ky bllokim i veprimtarisë financiare , nuk kryen dot proçedurat e prokurimit për blerje ushqimesh, blerje nafte etj.
Gjendur në këto kushte , u bë e pamundur funksionimi i çerdhes, konviktit e nxënësve, Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, si dhe shumë shërbime të tjera të cilat po ndikojnë në komunitetin e kësaj bashkie.
Aktualisht, që prej fillimit të vitit, punonjësit e Bashkisë Skrapar, si dhe institucioneve vartëse të saj, nuk kanë marrë pagat.
Bashkia Skrapar, i ka kërkuar Ministres së Financave, Znj. Anila Denaj, të zbatojë ligjin, duke na lejuar të vazhdojmë veprimtarinë financiare me 1/12 e shpenzimeve faktike të buxhetit vendor të vitit paraardhës, por edhe nga ky institucion vijnë vendime politike.
Gjithashtu i jemi drejtuar dhe Kryeministrit, z. Edi Rama, por edhe nga ana e tij nuk ka patur asnjë reagim.
Për këtë situatë të krijuar, Bashkia Skrapar i është drejtuar organeve të drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e këtyre akteve, por dhe në këto institucione po ndodhin zvarritje të qëllimshme, duke i thelluar edhe më tej pasojat që po i vijnë Bashkisë.
Kjo për faktin se në Gjykatën Administrative Vlorë, gjyqtari i çështjes, dikur koordinator i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, nuk ka arsyetuar dhe nuk ka zbardhur akoma vendimin e marrë “Per moskompetencë gjykimi të çështjes” dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.
Gjithashtu, Bashkia Skrapar i është drejtuar me kallëzim penal për veprën “Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni”, ndaj Prefektit të Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, Prokurorisë së Shkallës së Parë, Berat.
Ju bëjmë me dije se këto veprime të paligjshme, dirigjohen nga deputeti socialist, Adnor Shameti dhe për fatin më të keq, mbështeten nga të gjitha institucionet shtetërore, si dhe nga kryeministri i vendit, në kundërshtim me ligjin dhe më qëllimin e vetëm për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme.
Për sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen Tuaj, në mënyrë që Bashkia Skrapar, të vijojë punën e saj, në ofrimin e shërbimeve bazike ndaj qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë, ndaj kategorive më vulnerabël, siç janë fëmijët e çerdheve, nxënësit e konvikteve dhe fëmijët me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta.
Me respekt,
KRYETARI I BASHKISË
Nesim Spahiu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38