Flash News

KRYESORE

Kryebashkiak i Kamzës pa garë, ku ndodhej Xhelal Mziu gjatë betimit të Rakip Sulit

Kryebashkiak i Kamzës pa garë, ku ndodhej Xhelal Mziu gjatë

Ndërsa zhvillohej ceremonia e konstituimit të Këshillit dhe kreut të ri në Kamëz në shkollën “Ibrahim  Rugova”, godina e bashkisë ishte e rrethuar me mbështetës të PD në shenjë proteste.

Nga ana tjetër, mësohet se Xhelal Mziu, kryetari ende në detyrë nuk ka pranuar të lëshojë zyrën dhe sot ka qenë i pranishëm brenda ambienteve të institucionit të bashkisë.

Ai ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të lëshojë zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit pa garë.

Nga ana tjetër, disa ditë më parë Gjykata e Tiranës i dha mandatin Rakip Sulit.

Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kërkesa e tij u refuzua.

Betohet Rakip Suli si kreu i Bashkisë Kamëz: Falënderoj shokun Balla; Kamza me projekte që s’janë imagjinuar

Të fundit