Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakët e djathtë nuk ‘tunden’ nga karriga, Alibeaj: Ja cili është plani i demokratëve

Kryebashkiakët e djathtë nuk ‘tunden’ nga karriga,

A do t’ua lirojnë kryebashkiakët e djathtë zyrat pasardhësve socialistë të dalë nga  votimet e 30 qershorit?

Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar se cili do të jetë plani i demokratëve në lidhje me këtë çështje.

Alibeaj ka theksuar se kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.

“Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki. Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh Alibeaj në studion e News 24.

Të fundit