Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakët e opozitës djegin mandatet? Voltana Ademi jep detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Kryebashkiakët e opozitës djegin mandatet? Voltana Ademi jep detaje

Opozita ka paralajmëruar se veprimi i djegies së mandateve nga deputetët mund të pasohet me kryebashkiakët e saj te dale nga zgjedhjet lokale te 2015. Megjithëse, një vendim i tillë nuk është marrë ende, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është mendimit se kjo është lëvizja e duhur për ngritjen e zërit.

"Diskutohet për hapa të tjerë, kuptohet që forumet e Partisë Demokratike diskutojnë për këtë. Unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar. Ka pasur një diskutim para pak ditësh ndoshta”, nënvizoi Ademi në një prononcim për Ora News.

Akuzave të maxhorancës se në orarin e punës, punonjësit e bashkisë gjenden në protesta, Ademi i përgjigjet me të drejtën që çdo qytetar ka për të reaguar ndaj një padrejtësie.

"Lirinë për të demonstruar dhe lirinë për ta thënë fjalën e lirë, në Shkodër njerëzit e kanë. Situata e rëndë përtej luftërave që janë fjalë të pavend dhe që anashkalojnë thelbin, nuk kanë vlerë në situatën politike. Duhet t'i shqetësojë shumë situata ekonomike dhe situata e rëndë në të cilën është Shqipëria sot", përfundoi Ademi.

Si kryetare e shoqatës së bashkive Ademi shtoi se përtej vendimit politik që do të merret nga opozita, bashkitë po kryejnë detyrimin ligjor që kanë për përgatitjet e zgjedhjeve të 30 qershorit, ashtu siç e kërkon kushtetuta.

Të fundit