Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakia e PS 'distancohet' nga nipi i Klement Balilit: Kam projekte serioze për qytetin

Kryebashkiakia e PS 'distancohet' nga nipi i Klement Balilit: Kam

Të hënën ka qenë radha e Majlinda Qilimit të merrtë zyrtarisht detyrën e kryetarës së Bashkisë së Delvines për katër vitet e ardhshme. Ceremonia e betimit te saj u zhvillua në ambientet e bashkisë pasi kryetari i deri më tanishëm nga radhët e LSI, Rigels Balili (nipi i Klement Balilit) nuk u paraqitur në zyrë.

Qilimi nuk beri ndonje koment, perveçse falenderoi te pranishmit per mbeshtetjen, ndersa ne nje interviste per ERTV me date 28 qershor, ajo premtoi se do t'i sherbej me perkushtim dhe devotshmeri qytetit dhe se ka projekte konkrete per zhvillimin e Delvines.

"Ky shesh është realizuar nga projekti Iirilindjes urbane, por unë dua që këtë qendër ta rivitalizoj duke shtuar hapësirat e gjelbra, duke vendosur më shumë stola dhe kënde për fëmijë, por edhe duke e kthyer në shërbim të biznesit. Më pas do të shtrihemi në të gjitha rrugët e qytetit dhe te ato që lidhin fshatin me qytetin”, deklaronte ajo.

“Delvina ka vlera të lashta historike, që në mesjetë ka qënë sanxhak dhe qendër shumë e dëgjuar. Fatkeqësisht sot i mungon një muze dhe unë do ta filloj nga muzeu që do të marrë jetë shumë shpejt. Ristrukturimi i tij do t’i shërbejë turizmit në zonë, duke u ndërthurur edhe me resurset natyrore që zona jonë ka”, shtonte Qilimi.

Të pranishëm në kete ceremoni ishin edhe dy deputëtët e Partisë Socialiste, Alket Hyseni dhe Andrea Marto, që i uruan suksesë Qilimit.

“Delvina me Majlinda Qilimin, Kryetaren e re të Bashkisë, nisin së bashku një rrugëtim 4 vjecar. Rikthyem dinjitetin dhe përfaqësimin intelektual me këtë zgjedhje të mezipritur dhe mbështetur masivisht nga delvinjotët dhe populli i Rrëzomës. Punë dhe sfida na presin për më shumë investime dhe shërbime, për më shumë punë dhe mirëqenie, për Delvinën që duam. Punë të mbarë dhe suksese Majlindës dhe Këshillit Bashkiak të Delvinës!”, shkruan Hyseni në një postim në Facebook.

 

Të fundit