Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakia e re e PS promovon Linda Ramën. Kryeministrin e quan ‘kampion’

Valbona Sako, kryebashkiakia e PS në pritje për qytetin e Durresit ka nisur t’i kthejë nderin familjes Rama, pas caktimit të saj në këtë post, ku siç pritej, u shpall fituese pas votimeve te 30 qershorit.

Sako ka publikuar një link të vizitës së Linda Ramës në Londër, ku fton ndjekësit e saj në 'Facebook' t'a lexojnë. Pak ditë më parë, ajo uroj edhe kryeministrin Rama për 55-vjetorin duke e quajtur ate ‘kampion’.

Sako zëvendëson në këtë post Vangjush Dakon, që nuk u votëbesua nga PS pas daljes së përgjimeve nga gazeta Bild. Në karrigen e kryetares së bashkisë, ish-drejtoresha e Tatimeve Durrës do të ulen pas datës 10 gusht.

Rezultati i mazhorances ne Durresit ishte larg pritshmerive, pasi Valbona Sako u votua nga 20 mije qytetare me pak, krahasuar me zgjedhjet vendore te 2005.

Të fundit