Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja Ademi e papërmbajtshme para ambasadorit britanik: Dyshohen për trafik droge, Tahiri e 4 shefa policie të lirë

Kryebashkiakja Ademi e papërmbajtshme para ambasadorit britanik: Dyshohen

Kryebashkiakja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman ditën e sotme, me të cilin ka diskutuar për krimin e organizuar.

“Krimi i organizuar është një problem për vendin tonë dhe në këtë kuadër, edhe për veriun e Shqipërisë. Shqipëria, vazhdon të jetë fatkeqësisht, vend prodhimi dhe eksportimi i kanabis sativas.

Kultivimi i drogës ka qenë një biznes fitimprurës për trafikantët, por ka qenë i tillë, shpresoj të jetë ndryshe edhe për Policinë e Shtetit e deri në nivel e ministrave të Brendshëm. Dua të kujtoj që ka 4 urdhër arreste për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët vijojnë të jenë të lirë”, u shpreh Ademi.

Kujtojmë që ambasadori britanik shprehu shqetësimin për trefishimin e shqiptarëve të arrestuar në burgjet e Britanisë së Madhe, kryesisht për veprën penale, trafikim droge.

Të fundit