Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja e Sarandës justifikohet për ndotjen e plazhit të Ksamilit, kërkon ndjesë ...

Kryebashkiakja e Sarandës justifikohet për ndotjen e plazhit të

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka u kërkoi ndjesë qytetarëve për ndotjen e ujërave të plazhit të Ksamilit si pasojë e shpërthimit të një tubacioni të ujërave të zeza. Ajo tha se projekti është financuar dhe asistuar nga Bashkimi Evropiane, duke hequr përgjegjësinë e Bashkisë së Sarandës.

Koka tha se “bashkë me këtë shqetësim shkon edhe ndjesa për të gjithë ata që e kanë ndjerë veten të dëmtuar nga kjo situatë. Ndjesa më së pari vjen nga institucionet e shtetit, në radhë të parë Bashkia Sarandë. Dhe më pas ajo çka lindi si nevojë ishte normalizimi i situatës. Banorët gjithashtu kishin një ndihmesë shumë të madhe.

Është një projekt jetik për Ksamilin, jetik për Bashkinë e Sarandës, por është një projekt që është kontraktuar në vitin 2012 nga delegacioni i Bashkimit Evropian. Bashkia Sarandë është vetëm përfitues dhe nuk kanë pasur dorë në të.”

Të fundit